Sfida mes Korabit dhe Luftëtarit në Peshkopi u mbyll me rezultatin 1-1.
Gjyqtari Indrit Myrtja në minutën e 45 akordoi një penallti për Korabin ndërkohë që miqtë nga Gjirokastra protestuan duke u tërhequr për disa minuta nga sfida .
Nga stoli madje u sinjalizua disa herë që ekipi të tërhiqej nga fusha e blertë por me kalimin e minutave situata u qetësua dhe është Marku më pas që nuk gabon nga pika e bardhë duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.
Sfida është e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë ndërkohë Luftëtari po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa ndodhet në zonën e ftohtë duke u larguar nga Peshkopia vetëm me një pikë